Categories
Uncategorized

Gjykata speciali e njejtë si Gjykata e Nishit

Faik Zogaj nga Mleqani i Malishevës ka refuzuar për herë të dytë ftesën për paraqitje para Dhomave të Specializuara. Zogaj thotë se aktakuza e ngritur ndaj tij është e njëjtë me atë që ia ka ngritur Gjykata e Nishit.

Po e shikonte nga shtëpia seancën e radhës të Gjykatës Speciale ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.  Por, vetë Faik Zogaj nga Mleqani i Malishevës, po refuzon të dal para këtyre gjykatësve.

“Po ftesën e dytë e kam refuzuar dhe do ta refuzojë prapë me ardhë edhe e treta sepse unë personalisht këtë gjykatë nuk e njoh dhe nuk do ta njoh. Unë kam edhe probleme shëndetësore të cilat ua kam cekë edhe aty. Më kanë paralajmërua që pas datës 28 mundesh edhe me u arrestua, ju kam thënë se ju mund të më arrestoni kur doni dhe në çfarëdo kohe nuk e kam problem që më arreston Gjykata Speciale, kur e di vetëm që jam etnikisht i pastër në këtë drejtim”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Faik Zogaj.

Ish-ushtari i UÇK-së, që në luftë më shumë shërbeu si vëzhgues, thotë se aktakuza e ngritur ndaj tij nga Gjykata, është e njëjtë me atë të Nishit, përcjell Telegrafi.

“Saktë, as nuk ka pikë as presje të hekur diçka nuk ka. Kjo ka ardhur si pasojë e Gjykatës së Nishit. Gjykata e Nishit më ka akuzua mua, por edhe shumë bashkëluftëtarë të tjerë se gjoja unë i kam vrarë dy serbë në fshatin Mleqan këtu edhe i kam dëbua prej shtëpive, ua kam kallë shtëpitë. Kjo është e papranueshme se arsyeja është se unë me 28 qershor kur edhe akuzohem, unë më 28 qershor kam qenë në fshatin Bajram Curr të Shqipërisë kemi shkua për armë”.

Zogaj i cili pritet që shpejt të dalë para Gjykatësve si i dyshuar, ka familjarë që i humbi në luftë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *