Categories
Uncategorized

Provat që Prokurori i Specializuar i përdori për urdhër-arrestin ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka përdorur reagimet në Kosovë ndaj deklaratës së Shkëlzen Gashit për UÇK-në për urdhër-arrestin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit.

Në pretendimin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar për urdhër-arrest thuhet se  së fundmi, (ish-)këshilltari politik i ish-kryeministrit Albin Kurti, Shkëlzen Gashi, deklaroi se individë brenda UÇK-së kanë kryer krime dhe si rezultat- konsistent me gjuhë të stafit të përgjithshëm të UÇK -së në 1998-99, ai ishte konsideruar si bashkëpunues dhe përkrahës i Serbisë nga Jakup Krasniqi dhe anëtarët kryesor të Shoqatës së Veteranëve duke e bërë subjekt të vdekjes dhe nga kritikat e shumta u shkarkua nga pozita e tij.

Tutje, në dokumentin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar thuhet se shembulli i Gashit pasqyron një klimë pandëshkueshmërie dhe frikësimi të cilën të dyshuarit kanë lehtësuar dhe inkurajuar në mënyrë aktive.

“Duhet të kemi nxjerrje të plotë të argumenteve që janë vënë në dispozicion nga ju zoti gjykatës, sa i përket urdhër-arrestit për çështjen në fjalë. Në urdhër-arrestin nga prokuroria, këtu ka redaktime të çuditshme, redaktime të tilla s’mund të justifikohen, referencat tregojnë për keqsjellje në llogari të z. Thaçi gjatë dokumentacionit”, tha avokati Hooper.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *