Categories
Uncategorized

Vjehrrat, shkaktaret kryesore të divorceve në Kosovë

Haxhi Rrahman Lajqi është një pleqnar nga Peja që shpjegon traditat e vjetra shqiptare që rregullonin raportet ndër shoqërorë.

Pleqnari në emisionin “Pasdite” në RTV Dukagjini tregon se ka qenë “msit” në rreth 120 martesa.

“Sot fejesat po bëhen ndryshe pasi të rinjtë po e gjejnë vet njëri tjetrin. Por familjarët ende po kanë dëshirë që msiti t’ia vendos “kapakun” kësaj pune”.

Haxhi Rrahman Lajqi  edhe sot e kësaj dite e ka një odë në lagjen Fidanishte në Pejë ku edhe zgjidh probleme të ndryshme.

“Vitin e kaluar 93 divorce janë bërë në odën time”, shton i dëshpëruar pleqnari i cili shton se në të kaluarën arsyet për të cilat janë ndarë çiftet as që kanë mundur të diskutohen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *