Categories
Uncategorized

Me veshje plot stil, Morena Taraku thekson të pasmet e formësuara

Këngëtarja dhe njëherësh modelja, Morena Taraku, është padyshim ndër të më të përfolurat në estradën shqiptare.

Ajo në rrjete sociale ndan imazhe jeta e saj luksoze, përfshirë edhe udhëtimet që bën anembanë botës.

Por, në një postim të fundit ajo ka zgjedhur që të prezantojë një veshje plot stil, teksa në fokus ka vënë të pasmet e formësuara.

Në dukjen e saj më shumë dominonte ngjyra e zezë, çka e bënte edhe më të perfeksionuar paraqitjen.

Morena përndryshe është shumë e komentuar për tiparet trupore, të fituara përmes stërvitjeve të shumta.

Sa I përket projekteve muzikore, “Alexander” mbetet prodhimtaria e fundit, që u pëlqye mirë nga fansat.

Categories
Uncategorized

Ylli i PSG, Neymar raportohet për një lidhje dashurie me këngëtaren Gabily

Raportimet në Brazil pretendojnë se Neymar është në një ‘marrëdhënie të hapur’ me yllin e muzikës pop, Gabily.

Ylli i Paris Saint-Germain thuhet se ka qenë në një lidhje romantike me këngëtaren 25-vjeçare për tetë muaj, sipas Extra.

Neymar filloi kontaktet me Gabily, emri i vërtetë i së cilës është Gabriel Batista, në fillim të pandemisë.

Çifti thuhet se janë takuar disa herë gjatë krizës së coronavirusit.

Këtu përfshihet një udhëtim në Paris për Gabily, e cila qëndroi në një hotel ndërsa takohej me Neymar para se të kalonte disa ditë në shtëpinë e saj me miqtë.

Kohët e fundit, ata kanë kaluar kohë së bashku në Brazil.

Megjithatë, për të dalë publikisht në lidhje me romancën e tyre të raportuar, Neymar la të kuptohet në marrëdhënien e tij me Gabily kur u shfaq në një video të saj në Instagram.

Categories
Uncategorized

Ronela Hajati me poza tërheqëse nga shtrati

Ronela Hajati është këngëtarja shqiptare që për vite me radhë ka qenë aktive sa i përket prurjeve të reja muzikore.

Ajo në rrjete sociale është mjaft aktive, pasi vazhdimisht sjell imazhe nga jeta dhe karriera profesionale.

Në nj postim të fundit në Instagram, bukuroshja brune ka tërhequr vëmendjen e 667 mijë ndjekësve të saj.

Kjo, pasi në fotografinë e ndarë ajo shihet e shtrirë në shtrat, ndërsa merrte poza provokuese para kamerës.

“Kot, nuk erdhe dje”, ka shkruar ajo në përshkrim.

Sa i përket projekteve muzikore, “Bardh’ e blu” mbetet hiti i saj i fundit, që erdhi në bashkëpunim me DJ Sardi.

Categories
Uncategorized

Tayna vë në pah tipare e formësuara trupore para pasqyrës

Rep-artistja e njohur shqiptare, Tayna, është ndër më të pëlqyerat kohëve të fundit.

Bukuroshja brune është tejet aktive në rrjete sociale, duke ndarë në mënyrë të vazhdueshme imazhe nga përditshmëria.

Në një postim të fundit në Instagram, Tayna është shfaqur me veshje sportive, teksa në fokus ka vënë linjat trupore.

Pozat ajo i ka marrë para pasqyrës, ndërsa vihej në pah edhe gjoksi i formësuar përmes bluzës së ngushtë.

Përndryshe, reperja njihet për bukurinë dhe tiparet e tjera, të fituara kështu përmes stërvitjeve të shumta.

Categories
Uncategorized

Kylie Jenner me poza atraktive në bikini të kuqe

Ajo nuk është pak e njohur për figurën trupore dhe së fundmi ka treguar më shumë se ç’duhet në paraqitjen e radhës nga shtëpia e saj në Holmby Hills.

Të mërkurën, Kylie Jenner befasoi fansat me disa poza që ka ndarë në rrjetet sociale, ku shfaqet atraktive në bikini të kuqe.

Komentet ndërkohë nga miliona fansat ishin të shumtë dhe në mesin e tyre nga disa figura të njohura publike.

Ajo e kompletoi pamjen joshëse me flokë të lëshuara dhe me disa aksesorë ari rreth dorës së majtë.

Categories
Uncategorized

Gjykata speciali e njejtë si Gjykata e Nishit

Faik Zogaj nga Mleqani i Malishevës ka refuzuar për herë të dytë ftesën për paraqitje para Dhomave të Specializuara. Zogaj thotë se aktakuza e ngritur ndaj tij është e njëjtë me atë që ia ka ngritur Gjykata e Nishit.

Po e shikonte nga shtëpia seancën e radhës të Gjykatës Speciale ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.  Por, vetë Faik Zogaj nga Mleqani i Malishevës, po refuzon të dal para këtyre gjykatësve.

“Po ftesën e dytë e kam refuzuar dhe do ta refuzojë prapë me ardhë edhe e treta sepse unë personalisht këtë gjykatë nuk e njoh dhe nuk do ta njoh. Unë kam edhe probleme shëndetësore të cilat ua kam cekë edhe aty. Më kanë paralajmërua që pas datës 28 mundesh edhe me u arrestua, ju kam thënë se ju mund të më arrestoni kur doni dhe në çfarëdo kohe nuk e kam problem që më arreston Gjykata Speciale, kur e di vetëm që jam etnikisht i pastër në këtë drejtim”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Faik Zogaj.

Ish-ushtari i UÇK-së, që në luftë më shumë shërbeu si vëzhgues, thotë se aktakuza e ngritur ndaj tij nga Gjykata, është e njëjtë me atë të Nishit, përcjell Telegrafi.

“Saktë, as nuk ka pikë as presje të hekur diçka nuk ka. Kjo ka ardhur si pasojë e Gjykatës së Nishit. Gjykata e Nishit më ka akuzua mua, por edhe shumë bashkëluftëtarë të tjerë se gjoja unë i kam vrarë dy serbë në fshatin Mleqan këtu edhe i kam dëbua prej shtëpive, ua kam kallë shtëpitë. Kjo është e papranueshme se arsyeja është se unë me 28 qershor kur edhe akuzohem, unë më 28 qershor kam qenë në fshatin Bajram Curr të Shqipërisë kemi shkua për armë”.

Zogaj i cili pritet që shpejt të dalë para Gjykatësve si i dyshuar, ka familjarë që i humbi në luftë.

Categories
Uncategorized

Provat që Prokurori i Specializuar i përdori për urdhër-arrestin ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka përdorur reagimet në Kosovë ndaj deklaratës së Shkëlzen Gashit për UÇK-në për urdhër-arrestin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit.

Në pretendimin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar për urdhër-arrest thuhet se  së fundmi, (ish-)këshilltari politik i ish-kryeministrit Albin Kurti, Shkëlzen Gashi, deklaroi se individë brenda UÇK-së kanë kryer krime dhe si rezultat- konsistent me gjuhë të stafit të përgjithshëm të UÇK -së në 1998-99, ai ishte konsideruar si bashkëpunues dhe përkrahës i Serbisë nga Jakup Krasniqi dhe anëtarët kryesor të Shoqatës së Veteranëve duke e bërë subjekt të vdekjes dhe nga kritikat e shumta u shkarkua nga pozita e tij.

Tutje, në dokumentin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar thuhet se shembulli i Gashit pasqyron një klimë pandëshkueshmërie dhe frikësimi të cilën të dyshuarit kanë lehtësuar dhe inkurajuar në mënyrë aktive.

“Duhet të kemi nxjerrje të plotë të argumenteve që janë vënë në dispozicion nga ju zoti gjykatës, sa i përket urdhër-arrestit për çështjen në fjalë. Në urdhër-arrestin nga prokuroria, këtu ka redaktime të çuditshme, redaktime të tilla s’mund të justifikohen, referencat tregojnë për keqsjellje në llogari të z. Thaçi gjatë dokumentacionit”, tha avokati Hooper.

Categories
Uncategorized

Vjehrrat, shkaktaret kryesore të divorceve në Kosovë

Haxhi Rrahman Lajqi është një pleqnar nga Peja që shpjegon traditat e vjetra shqiptare që rregullonin raportet ndër shoqërorë.

Pleqnari në emisionin “Pasdite” në RTV Dukagjini tregon se ka qenë “msit” në rreth 120 martesa.

“Sot fejesat po bëhen ndryshe pasi të rinjtë po e gjejnë vet njëri tjetrin. Por familjarët ende po kanë dëshirë që msiti t’ia vendos “kapakun” kësaj pune”.

Haxhi Rrahman Lajqi  edhe sot e kësaj dite e ka një odë në lagjen Fidanishte në Pejë ku edhe zgjidh probleme të ndryshme.

“Vitin e kaluar 93 divorce janë bërë në odën time”, shton i dëshpëruar pleqnari i cili shton se në të kaluarën arsyet për të cilat janë ndarë çiftet as që kanë mundur të diskutohen.

Categories
Uncategorized

Baby G ndryshon komplet!

Ajo është shumë aktive në rrjete sociale dhe ndan me fansat imazhe dhe video të ndryshme.

Fjala është për këngëtaren Baby Gee, e cila në Instagram ndiqet nga hiç më pak se 528 mijë njerëz.

E njëjta tregon se ka bërë flokët ngjyrë vjollce dhe ky transformim i shkon mjaft shumë asaj.

Sa i përket projekteve muzikore, “Kuq e Zi” mban titullin kënga e fundit që ka publikuar Baby Gee, në bashkëpunim me Escobars dhe Grido

Categories
Uncategorized

Lajmi i mirë : Vakcina kundër Covid-19 vie në dhjetor!

Vaksina kundër coronavirusit mund të shpërndahet në vendet e Bashkimit Evropian para fundit të vitit.

Këto komente i ka bërë drejtori i BioNTech, laboratorit gjerman që ka punuar ngushtë me gjigant farmaceutik amerikan Pfizer, për të zhvilluar vaksinën, transmeton Telegrafi.

Ugur Sahin ka thënë për agjencinë e lajmeve AFP, se është e mundur që vaksina e tij mund të marrë lejen dhe të shpërndahet në Shtetet e Bashkuara dhe në vendet e Bashkimit Evropian para vitit 2021.

“Ekziston një mundësi që të sigurojmë autorizimin këtë vit në Shtetet e Bashkuara apo në Evropë – ose në dy rajonet”, ka thënë Dr Sahin.

Ai pranoi se kërkesa për autorizim pritet të nënshkruhet me agjencinë amerikane të kontrollit të ushqimit dhe barnave FDA (të premten).

“Ndoshta mund ta bëjmë shpërndarjen e vaksinave në dhjetor”, ka shtuar ai.